Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Austria kryeson investimet e huaja/ Dyfishohen flukset në 60 milionë euro, lë pas Turqinë e Italinë

schedule14:00 - 25 Qershor, 2026

schedule 14:00 - 25 Qershor, 2026

Austria është vendi i cili ka shënuar fluksin më të lartë të investimeve të huaja në Shqipëri të cilat pothuajse janë dyfishuar në krahasim me një vit më parë.

Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti sipas Bankës së Shqipërisë rezulton se Austria mban vendin e parë me 60 milionë euro flukse të reja investimesh, duke u bërë kështu investitori kryesor në Shqipëri.

Investimet austriake janë të përqendruara kryesisht në sektorin financiar dhe energji e rinovueshme.



Më pas në vend të dytë pozicionohet Italia e cila vijon që të ketë një pozicion të qëndrueshëm përgjatë disa viteve. Në periudhën janar-maj kompanitë italiane kanë investuar 49 milionë euro me investime të shtrira në sektorë të ndryshëm, prodhim, shërbime dhe fasoneri.

Më pas renditet Holanda me 48 milionë euro e ndjekur nga Turqia me 47 e më pas Kosova me 32 milionë euro.

Shtetet e tjera të rajonit mbajnë një peshë shumë minimale në investimet e huaja në Shqipëri duke përfshirë këtu Greqinë , Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Serbinë.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore investimet e huaja direkte arritën  në 404 milionë euro në total në tre muajt e parë. Krahasuar me një vit më parë, flukset e investimeve të huaja u zgjeruan me 11.6% sipas Bankës së Shqipërisë.

Sektori i pasurive të paluajtshme mbetet një nga kontribuuesit më të mëdhenj në flukset hyrëse të investimeve. Edhe në këtë fillim viti shënuan tjetër zgjerim duke arritur në 174 milionë euro, teksa rritja e interesit për tregun shqiptar është mbështetur edhe nga zgjerimi i turizmit në vend.

Ndërkohë, sektorë të tjerë ku janë përqendruar flukset e investimeve të huaja përfshijnë ndërmjetësimin financiar, energjinë, komunikacionit dhe hidrokarburet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!