Ausilio: Leo Messi tek Interi? Kush dreqin i nxjerr këto lajme të çmendura!

schedule20:43 - 1 Shtator, 2020

schedule 20:43 - 1 Shtator, 2020

Piero Ausilio është i habitur nga lajmet që qarkullojnë për transferimin e Leo Messi tek Interi. Drejtori sportiv i klubit italian tregohet i qartë, në një deklaratë që ka dhënë së fundmi për Sky Sport.

“Nuk do të firmosim me Leo Messi. As nuk e di nga dreqin dalin këto thashetheme të çmendura”, shprehet Ausilio, i cili është pyetur edhe në lidhje me Lautaro Martinez.

“Kurrë nuk kemi pasur bisedime zyrtare me Barcelonën për Lautaro Martinez. Ditën pasi i skadoi klauzola e largimit, ne e kemi konsideruar atë jashtë merkatoje. Çdo diskutim mbyllet këtu”, ka shtuar Ausilio.

 

Në fund ai flet edhe për pista të tjera merkatoje: “Mund të konfirmoj që po që jemi në bisedime për të nënshkruar me Aleksandër Kolarov. Kemi shanse të mira për ta marrë nga Roma. Tonali? Nuk do të firmosim me të. Momentalisht nuk mund të bëjmë një ofertë për shërbimet e tij, pasi na kthehet edhe Nainggolan mbrapsht”. /abcnews.al