Aurela Gace është një ndër personazhet më të dashur të showbizzit shqiptar, e cila ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për karrierën në muzikë, por gjithashtu dhe për natyrën që e karakterizon. Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar një nga surprizat më të bukura që ka marrë nga fansat e saj.
Aurela ka postuar një fotografi ku mban një xhup veshur, për të cilin shprehet se është një dhuratë që e ka marrë nga një familje nga Kosova teksa ka qenë duke performuar live në një koncert.
View this post on Instagram
“Më mirë i shkul vetë leshtë e mi, se të mi shkulin të tjerët. P.s Këtë xhupin ma kanë bërë dhuratë në skenë! Duke kënduar, më afrohet një familje, më dhuruan diçka të mbështjellë bukur e më thonë – mendojmë se i afrohet stilit tënd!
“Jemi nga Kosova” – thanë e u larguan. Nuk arrita t’i falenderoj aty ashtu siç doja, pasi vazhdoja këngën e s’mund ta hapja kutinë. Vërtetë ja keni qëlluar stilit tim.”, ka shkruar Aurela. xh.d/abcnews.al