Audiopërgjimi, PD publikon dëshminë e bashkëpunëtorit X

schedule16:37 - 17 Maj, 2018

schedule 16:37 - 17 Maj, 2018

Partia Demorkatike ka publikuar videon e plotë të dëshmitarit të inçizuar në audio-përgjimin e publikuar nga kjo forcë politike vetëm pak ditë më parë ku pretendohet regjistrimi i vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një bisedë, ku organizohej trafikimi i narkotikëve jashtë Shqipërie.

Partia Demokratike ka publikuar me zë dhe figurë dëshminë e të ashtuquajturit “Dëshmitari X” në audio-përgjimin e publikuar nga kjo forcë politike duke akuzuar vëllain e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj për organizimin e trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, vepër për të cilën është dënuar në vitin 2002 me 7 vjet e 2 muaj burg nga gjykata italiane. 51 vjeçari Albert Veliun dëshmon për vërtetësinë e zërave të publikuar nga selia blu duke shpjeguar edhe arsyen që e shty drejt marrëveshes për trafik narkotikësh vetëm 4 muaj më parë.

“Para 6 muajsh, 5 muajsh i kërkova të më bënte një nder për të hedhur barishte për itali. Hashash”. Isha në gjendje të keqe ekonomike dhe e vura në provë. Dhe që u bë gjithçka gati kur u bë rruga nuk e çova deri në fund sepse desh kam vdekur dy herë me këtë histori, e provokova sepse më la në baltë”.

Hatërmbetjen e arsyeton me shoqërinë që thotë se ndante me Agron Xhafajn kur shpërndante drogë në itali për grupin e vëllait të ministrit të Brendshëm.

“Në 2000 punova me grupin e Agron Xhafajt , shisja kokainë në Itali. U kapa me 12 kile kokainë në Pescara, apeli ma la 8 vjet, një vit mu ul ngela7 vjet. Nga Agroni më mbeti qejfi se kur më futën në burg nuk më solli një paketë cigare. Kur dal nga burgu kthehem në Shqipëri e takoj dhe më ofron punë për djalin, kamarier”.

Sa i përket audio-përgjimit, Veliu deklaron se ai nuk është burimi e për këtë refuzon edhe mbrojtjen e krimeve të rënda.

“Brenda gjysmë orë që kishte dalë përgjimi dhe shoku i ngushtë i Agronit, pronari i djalit më tha është zëri yt. I kishte shkuar shefi i krimeve te puna, Alketi i ka bërë presion. Të më vijë shefi i krimeve i them për çfarë të më mbrojë? Nuk ka dalë emri im. Pse të më mbrojë mua ai”.

Partia Demokratike edhe gjatë seancës parlamentar denoncoi presionin e bërë nga policia dhe prokuroria sipas tyre ndaj vetë dëshmitarit veliu por edhe opozitësë, si pjesë të planit Rama-Xhafaj për të shpëtuar vëllain por edhe vetë ministrin e brendshëm përmes shkatërrimit të provave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!