Audio-përgjimet e Perez: “Me atë ka shkuar në shtrat gjithë Milani”, si Ozil u çmend nga Mourinho

schedule16:59 - 16 Korrik, 2021

schedule 16:59 - 16 Korrik, 2021

Audio-përgjimet e “El Confidencial”, me protagonist Florentino Perez, vazhdojnë të zbardhen dhe presidenti i Real Madrid ka nxjerrë nga goja “perla” nga më të ndryshmet.

E radhës që zbulohet është historia e asaj që ka ndodhur mes trajnerit Jose Mourinho dhe mesfushorit Mesut Ozil.

Bëhet fjalë për vitin 2012 dhe Special One është treguar i pamëshirshëm me turkun, kampion bote me Gjermaninë në “Brazil 2014”.

“Ozil ra në dashuri me një modele italiane. Mourinho i tha Ozil krapit (i trashë) që ‘e dashura juaj ka shkuar në shtrat me të gjithë skuadrën e Milanit, me gjithë skuadrën e Interit dhe gjithë stafin stërvitor’.

Unë mendoj se tani krapi (Ozili) e la pas kësaj bisede”, dëgjohet të thotë Perez, i cili nuk ka kursyer edhe lojtarë të tjerë të Realit ndër vite, duke nisur me Raul, Figo, Casillas, Guti e Cristiano Ronaldo. /abcnews.al