Arrestohen 3 persona në Morinë, tentuan të kalojnë me dokumenta false

schedule09:01 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 09:01 - 5 Dhjetor, 2017

Tentuan të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen në flagrancë nga Policia Kufitaree Morinës dy persona, ndërsa një tjetër arrestohet për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ata janë Blerim Kasmi, 37 vjeç , banues në Durrës, B.O., 15 vjeç, banues në Kukës dhe Rasim Koloshi, 22 vjeç, banues në Kukës.

Arrestimi i Blerim Kasmit dhe B.O., u bë pasi kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet pikës kufitare të Morinës me dokumente të falsifikuara.

Ndërsa arrestimi i shtetasit Rasim Koloshi, u bë pasi tentoi t’i ndihmojë ata të kalojnë në mënyrë të jashtëligjshme kufirin, duke paraqitur dokumente të falsifikuara.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” , parashikuar nga nenet 189 dhe 298 të Kodit Penal./abcnews.al