E ftuar në ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin, Aida Baro ka folur për librin “Si të përballemi me vetminë”.
Gjatë bisedës në studio ajo theksoi se pavarësisht panikut të shkaktuar nga përhapja koronavirusit, puna për të vazhdon normalisht madje edhe me një rendiment më të lartë.
“Sara Maitland-i vendos të izolohet në një vend të Skocisë. Në momentin që ka nevojë për vetminë e saj ajo e shfrytëzon të gjithë kohën e mundshme. Ndonjëherë është frikë të përballesh me veten. Ajo bën një paradë se çfarë ka ndodhur në shoqrinë e somte dhe pse shoqria e sotme e sigmatizon një djalë apo një vajzë që nuk kërkon të martohet”, u shpreh ajo.
Sara Maitland-i propozon eksperimente dhe strategji për të mposhtur frikën që kemi ndaj vetmisë, na ndihmon t’i praktikojmë ato pa ndjenjën e ankthit dhe na nxit të shohim sa e dobishme është për njeriun vetmia.
Duke e përjetuar plotësisht përvojën e të qenit vetëm, mund të frymëzohemi për të zbuluar fuqinë tonë të brendshme dhe të jetojmë një jetë më të pasur dhe më të plotë.