Atletico më e mira në mbrojtje, podiumin e plotëson skuadra e Balajt

schedule14:17 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 14:17 - 7 Dhjetor, 2020

Që kur ka ardhur në krye të Atleticos, Diego Simeone ka ndërtuar një skuadër shumë të fortë në mbrojtje dhe tashmë renditet mes më të mirave në Europë në këtë aspekt.

 

Sipas statistikave, madrilenët janë skuadra më e mirë në mbrojtje me një mesatare prej vetëm 0.2 golash të pësuar për ndeshje. Në këtë aspekt nuk ndihmon vetëm mbrojtja, pasi në portë është Jan Oblak, një prej më të mirëve të globit mes katërkëndëshit.

Në vendin e dytë është një tjetër skuadër spanjolle, baskët e Real Sociedad. Skuadra e Adnan Januzajt ka pësuar 0.42 gola për ndeshje, duke u renditur edhe në vendin e dyta në La Liga, pikërisht pas Atletico. Ndërkohë në vendin e tretë është një tjetër ekip, ku luan një shqiptar.

Sturm Graz i Bekim Balajt ka pësuar vetëm 0.55 gola për ndeshje dhe renditet në shkallët më të ulët të podiumit në renditje. Formën e mirë të skuadrës gjatë këtyre javëve po e reflekton edhe sulmuesi i kombëtares sonë, që shënoi në dy ndeshjet e fundit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!