Atletico Madrid për “pazar” në Paris, objektivi Marco Verratti

schedule08:36 - 12 Korrik, 2023

schedule 08:36 - 12 Korrik, 2023

Pas 11 vitesh karrierë të shpenzuar te “gjigandët” francezë të PSG, “arkitekti” italian i mesfushës, Marco Verratti shihet gjithnjë e më larg “parisienëve” këtë merkato veres dhe “aventura” më e re për italianin mund të fillojë në Spanjë.

Sipas raportime më të fundit nga prestigjiozja spanjolle, “Marca”, Atletico Madrid shpreson se ulja e pagave nga bordi i kampionëve të Fracnës, mund të ndikojë në largimin e italianit drejt një destinacioni të ri.

Italiani është objektivi kryesor i “los colchoneros” të Madridit dhe shpresat për transferimin e tij do të forcohen nëse “gjigandët” francezë kryejnë disa transferime të tjera. /i.m /abcnews.al