Në merkaton e janarit, Fiorentina refuzoi sulmin e Barcelonës për lojtarin e tyre Amrabat.
Tashmë, në skenë ka dalë një tjetër klub spanjoll, Atletico Madrid. Sipas “Sport”, klubi italian e vlerëson mesfushorin të paktën 40 milionë euro. Kështu, për të ulur shpenzimet e këtij transferimi, Atletico Madrid po mendon të përfshijë kartonin e argjentinasit De Paul në këtë tratativë.
Marokeni është një lojtar shumë i spikatur, sidomos pas Kupës së Botës në Katar. Për të ka zëra interesimi nga klube të mëdha si Chelsea, Manchester United dhe Barcelona./h.ll/abcnews.al