Atletico Madrid e ka vendosur, Lautaro Martinez është sulmuesi që duan

schedule14:49 - 23 Mars, 2022

schedule 14:49 - 23 Mars, 2022

Ka patur edhe më përpara zëra se Atletico Madrid ka shfaqur interes për Lautaron Martinez, por asnjëherë nuk ka ardhur një ofertë zyrtare në drejtim të klubit zikaltër pasi ai ka patur një klauzolë lirimi prej 111 milionë eurosh.

Tashmë, rinovimi i kontratës së tij që është deri në vitin 2026, e ka hequr këtë marrëveshje, dhe kështu Atletico ka mundësinë e saj të artë për të provuar seriozisht.

Diego Simeone e pëlqen shumë lojtarin argjentinas, ai e njeh mirë, e ka ndjekur shpesh dhe kështu ai i është shfaqur i vendosur përpara drejtuesve të klubit spanjoll se “El Toro” është sulmuesi që tekniku dëshiron në ekipin e tij.

Lautaro zbarkoi në Milano por ishte nën hijen e Icardit, thjesht një zëvendësues, një rezervë. U aktivizua pak herë, por gjithmonë kur e niste nga stoli shënonte, sidomos ai gol ndaj Napolit në minuat e fundit të lojës. Tashmë, ai është një sulmues titullar tek Interi, që nga koha kur Icardi u largua. Filluan golat, duartrokitjet e tifozëve, filloi të bëhej idhulli i tyre. Nofka e tij i tregon të gjitha, “El Toro” që do të thotë demi, pikërisht për arsyen se e ndjek topin sikur demi pelerinën e kuqe.

Simeone është i bindur tashmë, por edhe Inter do të mund ta sakrifikonte për një shumë të mirë. Ai vlerësohet midis vlerave 80 milionë euro e deri te 90 milionë euro. Interi do të ishte i lumtur ta shiste në vlerën maksimale, por ndoshta edhe më shumë, kështu që Atletico Madrid do të provojë për të në merkaton e verës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!