Atentati në Vlorë, i plagosuri rëndë dërgohet në Tiranë

schedule10:07 - 15 Janar, 2019

schedule 10:07 - 15 Janar, 2019

Policia ka shoqëruar disa persona për atentatin e mbrëmjes së hënë në Vlorë, por nuk ka kapur autorët. I dëmtuari ndodhet në gjendje të rëndë dhe nga spitali i Vlorës u dërgua në spital privat në Tiranë.

41-vjeçari Mikel Mehmeti ndaj të cilit u bë atentat mbrëmë në lagjen “Pavarësia” në rrugën e “Çipajve” është transportuar në Tiranë për ndërhyrje të specializuar në një spital privat. Mehmeti ka marrë 3 plumba, në gjoks, mushkëri dhe bark.  Pas disa orëve në operacion në spitalin e Vlorës gjendja e 41- vjeçarit është kritike pasi i është hequr shpretka. Mehmeti dyshohet se u qëllua nga dy persona me breshëri, kur por qarkullonte nëpër qytet me makinën e tij “Audi A3”.  Policia nuk ka kapur autorët, por ka gjetur makinën e tyre të djegur pas atentatit.

Mehmeti është banor nga Selenica dhe njihet si lidhje e Llanajave të cileët janë perfolur për masakrën e Çoles, ku pas një sherri në kazino në Prill të vitit 2015-s, u vranë 3 të rinj. Një nga autorët e masakrës është Aleksandër Llanaj, i cili ndodhet në burg.  Atentati i mbrëmshëm ndodhi në një rrugë e njohur për ngjarje të tjera kriminale. Aty u vra edhe biznesmeni Vasil Dervishaj në Qershor të 2018-s./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!