Atentati në Tiranë, zbulohen gjurmët e para të autorëve, lëvizjet me C-Class dhe motor para vrasjes

schedule16:37 - 11 Qershor, 2022

schedule 16:37 - 11 Qershor, 2022

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me shpërthim eksploziv ndaj Aleksandër Sadikajt. Gazetarja Xhensila Kodra mëson se nga këqyrja e pamjeve filmike, autorët dyshohet se kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip Benz C Class, automjet që ka rezultuar pranë mjetit të viktimës.

Gjithashtu lëvizje të dyshimta janë konstatuar edhe një motor, për të cilin policia po punon të identifikojë drejtuesin.

27 vjeçari me precedentë të theksuar kriminalë u vra sot në dalje të Tiranës, pasi mjeti me të cilin ai lëvizte, shpërtheu me tritol. Autorët janë ende të paidentifikuar.

Aleksandër Sadikaj lëvizte i vetëm në mjet. Ai ishte akuzuar për dy vjedhje në Berat e Vlorë, për tentativë vrasje me dashje në Sarandë dhe i dënuar për kundërshtim të forcave të policisë. Për Sadikajn, policia kishte të dhëna se ishte i përfshirë edhe në trafik droge.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!