I riu Ramazan Mataj ndaj të cilit iu bë atentat në Shkodër, është qëlluar për vdekje me 27 plumba. Grupi hetimor, pas mbledhjes të provave në vendin e ngjarjes ka arritur në konkluzionin se është qëlluar vetëm nga një autor, nga të dyja anët e makinës. Siç duket, është siguruar për vrasjen e tij, ndërsa hetuesit kanë gjetur shumë gëzhoja në vendngjarje, plumbat e së cilave e kanë kapur thuajse në të gjithë trupin.
Pista kryesore ku hetimet janë përqendruar është ajo e konflikteve personale. Ramazan Mataj dyshohet se ka ngacmuar vajza në rrjetet sociale, histori për të cilat mund të kenë krijuar konflikte.
Aparati celular i të riut është dërguar në laborator për t’u hapur dhe kjo është shpresa kryesore e hetuesve për të shkuar drejt një identifikimi të autorit.
Të gjithë familjarët janë marrë në pyetje, por dëshmia e tyre nuk ka ndihmuar grupin e hetimit. 33-vjeçari nuk kishte precedent, por as lidhje dhe miqësi me anëtarë të grupeve të ndryshme kriminale të Shkodrës.
Vendi i ekzekutimit është mirëmenduar nga autori pasi janë disa drejtime rrugësh për t’u larguar.
Përveç pistës së problemeve personale, hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë e ndonjë konflikti në Belgjikë, por deri tani nuk ka ndonjë provë.
/abcnews.al/