Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati në Rinas/ Autorët u larguan nga ‘rrugica e grabitësve”, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

schedule11:39 - 12 Nëntor, 2025

schedule 11:39 - 12 Nëntor, 2025

Detaje të reja janë zbardhur një ditë pas atentatit mafioz në Rinas, ku mbeti i vrarë, Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa u plagos shoferi i tij, Muçi Shaljani agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gazetari Ervin Leka tha nga kamerat e sigurisë është zbuluar se makina e autorëve ka ardhur nga rruga që lidh Fushë Krujën me Kamzën ka kaluar Niklën dhe më pas është kthyer për në Rinas disa minuta para atentatit.  Gjithashtu dyshohet se autorët ps këqyrjes së kamerave rëzultojnë se kanë qënë 4 një prej tyre në rolin e shoferit. Kujtojmë se në makinën e gjetur të djegur në fshatin Halil të Krujës, u gjetën 4 armë zjarri, 3 kallashnikovë dhe një pistoletë. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar mbi 50 gëzhoja dhe që u përkasin kalibrit të njëjtë me armëve të zjarrit që janë gjetur në makinën e djegur.

Gjithashtu targat e mjetit rezultojnë të vjedhura një vit më parë në Greqi, ndërsa djegia e makinës vështirëson hetimet, për shkak se numri i shasisë nuk është rikuperuar.

Mësohet se pas kryerjes së vrasjes autorët kanë ndjekur të njëjtën rrugë për t’u larguar apo siç njihet nga banorët ‘rrugica e grabitësve’, vend ku u gjet i vrarë Admir Murataj, një prej grabitësve të avionit në pistën e Rinasit, ngjarje kjo e ndodhur në prill të vitit 2019./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!