Atentati në Lezhë, detaje nga policia: Denoncimin e bëri shënjestra, në vendngjarje s’gjetëm gëzhoja

schedule23:32 - 7 Mars, 2022

schedule 23:32 - 7 Mars, 2022

Të tjera detaje ka bërë me dije policia në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Lezhë. Siç bëhet me dije në njoftim denoncimin e ka bërë vetë  43 vjeçari Aleksandër Deda i cili ka thënë se i kanë bërë atentat. Menjëherë më pas policia ka shkuar në vendin e ngjarjes por nuk ka gjetur gëzhoja.

Lexo edhe: I shpëtoi atentatit për herë të dytë, ky është 43 vjeçari, si tentuan ta heqin qafe 2 vite më parë

“Sot rreth orës 14: 15, shtetasi A.D.,43 vjeç, banues në Lezhë ka njoftuar se në afërsi të një lokali në dalje të qytetit të Lezhës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili nuk ka marrë asnjë dëmtim. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes dhe krehjes së zonës nuk kanë konstatuar gëzhoja“, thotë policia.

Grupi hetimor vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për gjetjen dhe fiksimin e çdo provë që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!