Atentati në Durrës, ky është 32-vjeçari që u qëllua tek dera e lokalit të tij

schedule12:45 - 25 Janar, 2021

schedule 12:45 - 25 Janar, 2021

Ky është 32-vjeçari Jetmir Bregu, i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi, që u vra mbrëmjen e së dielës në Durrës. Viktima ishte i martuar dhe baba i një djali.

Si ndodhi atentati na lagjen Nr. 16? 

Gazetari i ABC, Leonidha Musai zbardhi dinamikën e ngjarjes që tronditi qytetit bregdetar. Ishte ora 17:20 kur i riu zbriti nga makina e tij tip “Benz”, ndërkohë nga një tjetër makinë u zbraz ndaj tij një breshëri kallashnikovi.

Në makinën nga ku dolën plumbat mendohet se ishin dy persona. Autori ishte i ulur në sediljen e pasagjerit. Pasi u siguruan se plumbat e kapën objektivin në kokë dhe gjoks, makina me autorët brenda u zhduk në errësirë në mes të rrebeshit të shiut duke humbur gjurmët.

32-vjeçari u nis me shpejtësi për në spital, por ndërroi jetë rrugës.

Shpresa e policisë është te kamerat dhe dëshmitarët që ndodheshin në lokalin, pranë se cilit ndodhi ekzekutimi. Në momentin që dëgjuan breshërinë e të shtënave të kallashnikovit, qytetarët që ndodheshin në lokal dolën me shpejtësi jashtë.
Gjashtë prej qytetarëve janë shoqëruar për t’u pyetur nëse i kanë parë autorët e vrasjes dhe detaje të tjera që mund të jenë të vlefshme për hetimin. Në vendin e ngjarjes përpos grupit. hetimor nga Tirana ka shkuar edhe drejtori i departamentit të policisë kriminale, Tonin Vocaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!