Një 35 vjeçar ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur këtë të martë në Tiranë, si pasojë e një atentati me armë zjarri të ndodhur në zonën e Don Boskos.
Viktimë e këtij atentati ka ngelur Erion Çela, i cili më parë emrin e ka pasur Adriatik Çela, i cili së shpejti priste që të bëhej baba.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se nga atentati ka ngelur i plagosur vëllai i viktimës Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe fytyrë dhe daja i tij Edmond Crroj, të cilët janë me origjinë nga Dibra por që jetonin prej vitesh në Tiranë.
LEXO EDHE: Atentati që tronditi Tiranën, kush është viktima, i plagosur edhe vëllai
Ndër të tjera burimet theksojnë se Crroj ishte me precedentët të mëparshme penale në fushën e lëndëve narkotike jashtë vendit.
Gjithashtu të plagosur nga ky atentat ka ngelur një 19 vjeçar i identifikuar si Azbi Selimaj, kamarier në lokal, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
LEXO EDHE: Si ndodhi atentati në Tiranë? Tre killerat me “Benz” hapën zjarr me kallash në lëvizje
Nga atentati është plagosur edhe Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 minuta në zonën e Don Boskos, ku një makinë në lëvizje ka qëlluar me armë drejt tavolinës ku ishin të ulur të plagosurit dhe viktima.e.su./abcnews.al