Atentati në Bradashesh, objektivi ishte Endrit Alibej i dënuar në Itali

schedule14:06 - 30 Dhjetor, 2018

schedule 14:06 - 30 Dhjetor, 2018

Objektivi i atentatit në Elbasan ku humbën jetën tre persona dyshohet të ketë qenë Endrit Alibej, i dënuar në Itali për trafik droge. Në këtë ekzekutim mafioz mendohet se kanë marrë pjesë disa persona. Dy prej viktimave janë dajë dhe nip, ndërsa shtetasi i huaj me kombësi turke është i afërm i bashkëshortes së një prej viktimave.

Disa persona dyshohet se janë përfshirë në atentatin e mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në Elbasan. Autorët lëshuan breshëri kallashnikovi ndaj tre personave duke i lënë të vdekur pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Sipas policisë, autorët u kanë zënë pritë viktimave ndërsa të tre po bëheshin gati të lëviznin drejt Elbasanit me një fuoristradë me targa të huaja pasi kishin darkuar me disa familjarë të tyre. Në këtë moment është hapur zjarr me breshëri ndaj tyre dhe për pasojë ka humbur jetën në Endrit Alibej, 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, që të dy banorë të qytetit të Elbasanit si dhe shtetasi Erdal Duranay, 51 vjeç nga Turqia.

Sipas burimeve të ABC News dy elbasanasit e ekzekutuar janë të afërm me njëri-tjetrin, dajë dhe nip. Edhe shtetasi i huaj me kombesi turke rezulton i afërm i bashkëshortes së një prej dy viktimave nga Elbasani.

Objektivi kryesor i atentatit dyshohet të ketë qenë 34-vjeçari Endrit Alibej i dënuar më parë në Itali për trafik të lëndëve narkotike.

Viktimat jetonin jashtë vendit dhe ishin kthyer vetëm para pak ditësh për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri. Duket se atentatorët kanë survejuar lëvizjet e tyre dhe kanë organizuar vrasjen.

Menjëherë pas vrasjes se trefishte policia ngriti postblloqe në të gjitha rrugëkalimet, ndërkohë që RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë rrethuan zonën në një perimetër të gjerë si dhe kryen kontrolle te shumta. Gjithashtu një grup hetuesish nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Policisë së Shtetit po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të masakrës.

Në Elbasan mbërriti edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili ka zhvilloi një takim me strukturat e Drejtorisë së Policisë Elbasan dhe kerkoi zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autoreve.  ku ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.

Për të ndihmuar hetimin janë sekuestruar edhe pamjet e të gjitha kamerave të bizneseve që ndodhen përgjatë rrugës  Elbasan-Metalurgji.

Gazetar ABC News: Fatos Salliu

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!