Gjithë vëmendja e publikut ndërkombëtar dhe europian është tek gjendja shëndetësore e kryeministrit aktual të Sllovakisë, Robert Fico, i cili rifitoi vetëdijen pas një operacioni të gjatë kirurgjik. Megjithatë, situata në vendin e tij, i cili duket “në prag të luftës civile” është gjithashtu një betejë për mbijetesë.
Lidhur me këtë ngjarje është diskutuar këtë të enjte në emisionin “Ballkan Update” nga Emanuela Dyrmishi, eksperte e politikave evropiane dhe eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.
“Për sa i përket anës shendetësore, mund të themi që ka përfunduar me kaq, pasi ai është në rikuperim. Nga ana tjetër, jemi në prag të zgjedhjeve europiane, Robert Fico dhe qeveria e tij kishin zgjidhur një linjë për sa i përket konflikteve të momentit, pro ruse apo pro ukrainase, dy linjat e përgjithshme. Duke qene dhe para zgjedhjeve të rëndësishme në këto moment të rëndësishme për Europën, e cila gjendet në një balancë shumë delikate me dy konflikte afër saj, Izrael-Hamas dhe Rusi-Ukrainë, një atentat i tillë e ngre akoma më tepër alarmin për rëndësinë e sigurisë brenda për brenda territorit europian. Diçka e tillë nuk ndodhte prej 10 vitesh, mbase në Ballkan jemi më të mësuar, por po flasim për territore të tjera”, u shpreh Dyrmishi.
“Është rasti i rëndë dhe lidershipi i Kosovës shprehu indinjatë dhe një përkrahje për qeverinë sllovake.
Është një e mirë që është jashtë rrezikut për jetën dhe kjo do të kalojë por është një mësim për të gjithë se siguria dhe për vendet e BE duhet të shkojë në një qasje më ndryshe. Pra, duhet të ketë një siguri më të lartë, e cila duhet të vlerësohet nga autoritet kompentente“, tha ndër të tjera Ibishi./abcnews.al