Të tjera detaje janë mësuar nga atentati i ndodhur në Vlorë, ku u vra 30-vjeçari Kristian Marku. Ndërkohë pas atentatit në autostradën Fier Vlorë, pranë fshatit Novoselë, u gjet një makinë djegur pranë vendit të quajtur “Kripa”
Nga verifikimet paraprake është mësuar se targat e automjetit tip “Golf”, të përdorur nga autorët janë denoncuar të vjedhura më herët.
Vlorë/Informacion shtesë
Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me vrasjen me armë zjarri të shtetasit K. M., në autostradën Fier-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Kripa”, është gjetur i djegur automjeti tip “Volkswagen Golf”, i dyshuar i përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje. Nga verifikimet paraprake, rezulton se targat e automjetit tip “Golf” janë denoncuar të vjedhura më herët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore dhe këqyrjen e automjetit të djegur për të siguruar çdo gjurmë që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.