Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati me dy viktima në Lezhë, “ABC News” në vendngjarje, gazetarja: Pritet të këqyren kamerat e sigurisë! Breshëritë e plumbave drejt vendit të shoferit

schedule17:13 - 26 Prill, 2026

schedule 17:13 - 26 Prill, 2026

Lezha u trondit ditën e sotme nga një atentat që i mori jetën një çifti bashkëshortësh, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci. Çiftit iu bë atentat ndërsa po lëviznin me automjetin e tyre, ku i është bërë pritë dhe janë qëlluar me breshëri plumbash.

Gazetarja Bleona Prengezaj, tha për ABC News, se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes. Ndërsa pritet edhe të këqyren kamerat në zonë, për të parë nëse mund të hedhin më shumë dritë në zbardhjen e krimit.

Sipas informacioneve, atentati dyshohet për hakmarrje. Viktima Kreshnik Mujeci dyshohet se ka vrarë në 2016 Genc Mhillajn.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!