VLORË- Detaje të reja zbardhen nga atentati i dyfishtë në qytetin e Vlorës. Të plagosur mbetën Kevin Hajrulla dhe Armand Spahiu.
Paraprakisht dyshohet se shënjestër e atentatit qenë Kevin Hajrulla, i cili është kushëriri (djali i xhaxhait) të Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si i “Forti i Vlorës”.
Emri i Inez Hajrullës është mjaft i njohur për shkak se ka qenë shpesh shënjestër e atentateve në Vlorë.
Ai u ka shpëtuar më herët dy tentativave të tjera për ta vrarë, fillimisht në vitin 2017 dhe më pas në 2019.
Inez Hajrullës i është bërë atentat me tritol edhe në vitin 2017.
Ai ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje, i akuzuar edhe për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013./abcnews.al