Rreth 100 gr tritol ka shpërthyer në oborrin e banesës se një 34 vjeçari në Gjirokastër. Sipas policisë të riut Gentjan Liti, me profesion kasap, i është bërë atentat për herë të dytë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për borxhe.
Një sasi eksplozivi shpërtheu mbrëmjen e së martës në Gjirokastër.
Zhurma u dëgjua në gjithë lagjen “Dunavati i dytë”.
Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e një banese dhe objektivi ka qenë djali i pronarit të shtëpisë Gentjan Liti.
34 vjeçari mbeti i plagosur lehtë dhe u dërgua ne spitalin “Omer Nishani”.
Në banesë janë shkaktuar dëme materiale.
Mendohet se lënda eksplozive ka qenë rreth 100 gram tritol C4. Ky është atentat i dytë që i bëhet Gentjan Litit.
Në verën e vitit 2013, atij i ishte vendosur eksploziv në automjetin tip furgon, të parkuar pranë banesës.
Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. 34-vjeçari me profesion kasap, ka një dyqan mishi në zonën muzeale të Gjirokastrës.
Dyshimet e hetuesve janë se të dy atentatet janë kryer nga e njëjta dorë. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për borxhe.
Gazetar ABC News, Gjirokastër: Orges Sako
/abcnews.al