Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentat për gjakmarrje/ Grupi hetimor sekuestron kamerat! Viktima Kreshnik Mujeci dyshohet se ka vrarë në 2016 Genc Mhillajn

schedule19:10 - 26 Prill, 2026

schedule 19:10 - 26 Prill, 2026

Një atentat ka ndodhur mesditën e se dielës në Balldren të Lezhës ku mbetën të vdekur dy persona.

Kreshnik Mujeci, 39 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci 32 vjeçe, u vranë me breshëri plumbash teksa po lëviznin me automjetin e tyre tip Audi në rrugën Balldren–Torovice.

Sipas burimeve çifti i bashkëshortëve po udhëtonin drejt banesës së tyre e cila ndodhet 30 minuta nga vendi ngjarjes. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.



Ndërsa janë ngritur pika kontrolli, në hyrje dhe dalje të rrugës që lidh Balldrenin me Malin e Jushit në Shkodër për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Pas këqyrjes se vendngjarjes grupi hetimor ka dërguar në Policinë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme makinën e viktimave.

Ndonëse motivi i ngjarjes është ende i paqarte 39-vjecari është një emër i njohur për drejtësinë.

Në vitin 2017 ai u arrestua per vrasjen e Genc Mhillajt i cili u vra me breshëri plumbash në Mal të Jushit. Për ngjarjen e 10 viteve me pare të dyshuar kryesore për këtë ngjarje ishin Jozef, Kreshnik dhe Lin Mujeci, por Gjykata e Shkodrës për mungesë provash i shpalli të pafajshëm.

Autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të mjetit që udhëtonin çifti i bashkëshortëve.

Shënjestër e atentatit ka qenë 39-vjecari shofer ndaj të cilit është qëlluar me breshëri plumbash.

Pasi kanë qëlluar, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë. Pista kryesore e grupit hetimor është gjakmarrja por po hetohen dhe konflikte të tjera që mund të këtë patur viktima.

Per AbcNews, nga vendngjarja Bleona Prengezaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!