Romeo Meçaj 35 vjeç ka qenë shënjestër e një atentati mbrëmjen e sotme në zonën e Skelës në Vlorë.
35 vjeçari është qëlluar me armë nga persona të paidentifikuar. Aktualisht ai ndodhet në spital ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.
I riu ndodhej brenda makinës së tij në shesh parkim pranë stadiumit të qytetit kur afër i kanë shkuar atentatorët. Ndaj makinës së tij është qëlluar me breshëri.
Burime për Abc bëjnë me dije se pas atentatit është gjetur edhe një makinë e djegur e cila dyshohet se është e autorëve. 35 vjeçari nuk ka precendentë të mëparshëm penalë. Gjatë sezonit turistik ai punonte me skaf.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat.
/abcnews.al