Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Lungomare. Policia e Vlorës njofton paraprakisht se ka patur katër të shtëna armësh dhe autorët kanë qëlluar nga një makinë në drejtim të një lokali. I dëmtuari është Dajko Cenodemaj, një kalimtar i rastit pranë lokalit, kurse shënjestra e autorëve ka qenë duke pirë kafe. Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe në pak minuta më vonë policia gjeti një makinë të djegur në Babicë të Vlorës. Në shëtitoren mjaft të frekuentuar nga qytetarët e Vlorës, është përhapur panik dhe ishin banorët ata që njoftuan policinë. Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në një zonë të gjere, dhe ngjarja ka ndodhur të Kompleksi Oslo, aty ku banonte Edison Harizaj, i ekzekutuar disa muaj më parë.
Burime nga Spitali rajonal i Vlorës bëjnë të ditura se plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
/ABC News Albania 24/7