Një 26 vjeçar mbeti i vrarë në mbrëmje në rrugën e Porcelanit, në afërsi të ish Kinostudios në Tiranë. Viktima Santiago Malko, ish efektiv policie, u qëllua me armë zjarri teksa lëvizte me një automjet tip “BMW”. Policia bëri të ditur se autorët e atentatit dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, ku dhe kanë djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”. Një nga autorët e ngjarjes dyshohet se është shtetasi me iniciale D.A.
Shërbime të shumta policore kanë ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ende të panjohura motivet e këtij atentati.
Nga burime policore mësohet se viktima Santiago Malko ishte në kërkim për atentatin e 4 tetorit të vitit të shkuar në ish Bllok, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. 26 vjeçari Malko ishte edhe mik i ngushtë i Ervis Martinajt që mbeti i plagosur në atë atentat dhe që është një emër i njohur për policinë.
Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit
Sonte rreth orës 22:20 minuta, në rrugën “Xhanfize Keko”, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti në lëvizje tip “BMË”. Për pasoje ka humbur jetën një i ri, 26-vjeçari S.M.
Autoret dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, ku dhe kanë djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.
Shërbime të shumta policore kanë ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.
Ndërkohë ekspertët e kriminalistikës po mbledhin prova në vendngjarje, që do të ndihmojnë hetimin.
Policia ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit.
Specialistë nga Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë angazhuar si pjesë e grupit të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.
Policia e Shtetit fton këdo që ka dijeni për rrethanat e krimit të telefonoje falas në numrin 112!
Më herët gazetarja e ABC News në vendngjarje Glidona Daci raporton se personi që u qëllua në makinën tip Land Rover ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra. Është qëlluar nga persona të paidentifikuar. Ka një makinë të dyshuar. Dyshime ngrihen se personi në fjalë është një ish polic, por kjo ende nuk është konfirmuar. Është bërë rrethimi i zonës. Makina e viktimës është në këqyrjen e ekspertëve kriminalistikë. Deri në këto momete policia nuk jep të dhëna mbi viktimën as për shkaqet dhe pistat e hetimit. Dyshohet dhe për një atentat të mundshëm për shak të detyrës.
Kur ka mbërritur policia viktima kishte ende shenja jete. Dyshohet që autorët janë drejtuar drejt Porcelanit, por të gjitha pikat janë të bllokuara nga policia.
/abcnews.al