Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 56 raste me COVID-19 në Kosovë, kurse 69 persona janë shëruar brenda ditës.
Në raportin ditor të IKSHPK-së thuhet se “gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terre.
Po ashtu, brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast fatal si shkak i SARS CoV-2.
Numri total i rasteve pozitive është 15,814 raste nga 70, 219 persona të dyshuar për virusin SARS-CoV-2 dhe 630 viktima.
Janë shëruar 69 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1, 328.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 16 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti. s.b/abcnews.al/


