Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, 16 raste të reja

schedule15:05 - 28 Tetor, 2021

schedule 15:05 - 28 Tetor, 2021

Asnjë viktimë nga COVID nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Nga 1.557 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 16 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.292.



Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës.

Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!