Asnjë viktimë dhe 8 raste të reja me Covid në Kosovë

schedule15:23 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 15:23 - 7 Dhjetor, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 8 raste të reja më Covid-19 dhe asnjë vdekje.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.848.

Njoftimi i plotë:

– Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.019 doza të vaksinës kundër COVID-19.

– Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.630.082 doza të vaksinës.

– Deri më sot 767.742  qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

– Nga 2.274 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

– Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

– Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.848.

– Në total numri i rasteve aktive është 314.