Katër raste të reja me koronavirus janë regjistruar nga dita e djeshme në Kosovë.
Konfirmimi i këtyre rasteve ka ardhur pas testimit të rreth mijë testimeve të kryera. Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë virusit.
Njoftimi i plotë:
04 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.624.584 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 765.669 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.563 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.824.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 324.
g.v/abcnews.al