Ora 22: 20 Protesta e 9-të kombëtare e opozitës së bashkuar u mbyll pa u shënuar asnjë incident, ndryshe nga herët e tjera. Kryetari i opozitës Lulzim Basha bëri mbylljen e saj nga selia blu duke ripërsëritur se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. Por këtë herë ai kishte dhe një kusht tjetër, atë që është sipas tij i panegociueshëm: “30 Qershori është varreza politike e Edi Ramës. Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë. Por sonte me betimin dhe kërkesën tuaj qëndrimin tonë politik për zgjidhjen e kësaj krize përmes kushtit së panegociueshëm të largimit të Edi Ramës, të një qeverie tranzitore që do të përgatisë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, i shtohet dhe një tjetër kusht i panegociueshëm, arrestimin dhe çuarja para drejtësisë e hajdutëve të votave tuaja, nga i pari tek i fundit.Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk do të ketë në Shqipëri zgjedhje të lira pa çuar para drejtësisë hajdutët”.
Ora 22: 00- Protesta zhvendoset tek selia blu.
Ora 21: 45 – Zhvendoset protesta e opozitës drejt Parlamentit.
Ora 20:31 – Lulzim Basha del nga selia e Partisë Demokratike. Niset drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” i shoqëruar nga familja.
Ora 20:25- Në këto momente po transmetohet në protestë biseda telefonike me Altin Avdylajn, i njohur si Niçja, ku i premton dhe favore, e provon këtë. Falenderimet pas zgjedhjeve të datës 27 Qershor. Mesazhet me Cinen, Jasin Avdylin për të ndërhyrë tek FNSH-ja dhe komunikime të tjera të zbardhura në dosjen 339, e provojnë këtë.
Ora 20:20 – Aurela, bashkëshortja e Kryetarit të opozitës dhe vajzat Dafina dhe Viktoria mbërrijnë në selinë e PD. Kryetari Basha i pret vetë në hyrje. Aurela me vajzat do ta shoqërojnë në protestë. Në oborrin e PD ka një prani të madhe grash dhe vajzash, të cilat do të jenë bashkë me Kreun e opozitës në protestë.
Ora 20:15- Simbolet e protestës së sotme janë frymëzuar nga përgjimet e dosjes 339 dhe 184, të vjedhjes së zgjedhjeve nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin dhe me njerëzit e tij të korruptuar në qeveri, polici, administratë. Një krevat i madh, ku qëndrojnë të rinj me portertet e Edi Ramës dhe të personave me të cilët ai ka bashkëpunuar si një organiztaë kriminale për të vjedhur zgjedhjet. Poshtë emrit të Edi Ramës është nofka Babloku, siç e thërrasin kriminelët me të cilët ai bashkëpunon. Imer Lala thirret babloku i vogël, kriminel i lindur, Damian Gjinuri është cilësuar me ironi si guru, për shkak të lidhjeve misterioze me një personazh misterioz indian, Saimir Tahiri quhet El Chapo si bosi i kartelit më të fuqishëm meksikan të drogës. Vangjush Dako tallet me nofkën “akullorja”, siç e thirri veten në zhargon për të treguar se është i pastër nga lidhjet me krimin. Erion Veliaj është quajtur me ironi Fiku, për shkak të historisë që tregon për t’u viktimizuar dhe Arben Keshi, perosni që del në përgjime me Ramën duke i garantuar zbatimin e skemës për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër.Ne proteste nga megafoni po dëgjohen përgjimet.
Ora 20:05-Gazetari i ABC News Andi Qosja raporton se policia ka marrë masa jo vetëm te Kryeministria, por edhe te parlamenti ku veç efektivëve perimetri është i rrethuar me tela me gjemba, forcat e policisë dhe të njësisë speciale Shqiponja dhe FNSH, dhe ato elitë RENEA.
Protesta ka filluar dhe njerëzit po vijnë para Kryeministrisë ajo që vlen të theksohet është simbolika e protestës, është busti i tiranisë.
Ora 20:00- Nisi në orën 20:00 sikurse ishte njoftuar protesta e opozitës. Protestuesit kanë nisur të grumbulluhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë dhe në selinë e Partisë Demokratike.
Apeli i kreut të opozitës Basha është dëgjuar nga qytetarët për të marrë me vete gratë dhe vajzat . Ata kanë marrë me vetë fëmijët, së bashku me simbolet e protestës “Rama ik”. Edhe Kryetari Basha do të marrë pjesë në proteste me bashkëshorten Aurela dhe dy vajzat, Dafina dhe Viktoria. /abcnews.al