Ka nisur mbledhja e task-forces për koronavirusin në Misnistrinë e Shëndetësisë për të përditësuar informacionin lidhur me numrin e personave të kontrolluar përgjatë 24 orëve të fundit dhe masat e sigurisë kë pikat e kontrollit.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në raportimin e saj në këtë mbledhje vijon të theksojë faktin se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të shënuar me koronavirus.
“Çdo situatë të mundshme dua tju informoj se Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri dhe pse në vendet fqinje kemi raste të konstatuara, në Iitali, Greqi, ndërsa kosova mali i zi, serbia, Turqia nuk ka asnjë të identifikuar. 42 testime që kanë rezultuar negative ditën e djeshme janë konkluduar 6 dyshime për rastë të mundshme por që fatmirësisht kanë rezultuar negative. Strukturat e spitaleve tonë, Shefqet Ndroqi dhe Shërbimi Infektiv po punojnë në mënyrë të kordinuar për sigurinë e qytetarëve dua të konfirmoj se po vijojmë me të gjithë masat për shtesën e materialeve mbrojtëse në vendin tonë”, tha ministrja.
Ndërkohë ministrja ka theksuar se është e rëndësishme që një vëmëndje e madhe ti kushtohet higjenës personale pasi është një nga faktorët parandalues të përhapjes së koronavirusit.
“Në të gjithë linjat urbane do të vijojë kontrolli për marrjen e masave higjene sanitare, në institucionet arsimore janë marrë të gjithë masat e nevojshme në lidhje me kushtet e higjenes sanitare në kopshte, shkollë dhe çerdhe që ka ndikuar dhe në rëndësinë e higjenës personale. Është e rëndësishme higjena personale nga larja e duarve nga disefiktimi i tyre dhe do të vijojmë dhe ndër ë tjera me këshillimin e qytetarëve në lidhje me masat që duhet të merren për kujdesin higjeno sanitar”, është shprehur ministrja ./abcnews.al

