Asnjë foshnje me Covid tek “Koço Gliozheni”, mjeku: S’kemi raste të infektimit nga nëna te fëmija

schedule16:54 - 1 Mars, 2021

schedule 16:54 - 1 Mars, 2021

Nga Ema Shazivari 

Në vendin tonë nuk ka pasur asnjë rast që nëna transmeton virusin covid te fëmija gjatë shtatzënisë. Mjeku neonat Guriel Nasto, thotë për ABC, se ka pasur raste të bebeve të porsalindur, të cilët janë infektuar disa ditë pas lindjes.

Aktualisht në maternitetin “Koço Gliozheni”, është një pavijon i posaçëm për trajtimin e bebave të infektuar, por aktualisht nuk ka asnjë të shtruar.

“Deri tani, ne nuk kemi pasur raste në maternitetin tonë nga nëna tek fëmija. Bebe të cilat janë shtruar disa ditë pas lindjes, dhe kanë ardhur me fenomene respiratorë, janë konfirmuar me Covid. Ka pasur disa bebe që janë trajtuar.”

Në këtë pavijon ka pasur edhe foshnje në gjendje të rëndë për jetën. Simptomat kryesore të Covid janë problemet respiratore, temperatura por edhe diharreja.

“Shikojmë që bebet me Covid kanë një klinikë më të lehtë se të rritur. Por gjithsesi në disa raste kanë pasur nevojë për terapi intensive dhe oksigjen.”

Në vendin tonë nuk ka pasur asnjë humbje jete të të porsalindurve nga Covid-19. /abcnews.al/