Asnjë faturë financiare për termetin: Ku do të shkojnë donacionet që kërkohen nëpër botë?!

schedule17:19 - 27 Janar, 2020

schedule 17:19 - 27 Janar, 2020

Tërmeti i 21 shtatorit 2019 nuk shkaktoi dëme në njerëz dhe nuk shembi godina, megjithatë ai ngriti një alarm të madh, alarmin se një tërmet tjetër pak më i fortë mund të ishte shumë fatkeq. Veç panikut dhe vetëdijësimit se ndodhi të rënda si tërmetet mund të përmbysin njëherë e përgjithnjë gjithçka, lëkundjet e tokës së 21 shtatorit bënë që mjaft godina, sidomos të vjetra dhe të amortizuara të pësojnë krisje, çarje, dëmtime në kolonat mbajtëse etj.

Kryeministri Rama ndodhej jashtë Shqipërisë në një vizitë pune. Ai u kthye menjëherë dhe zhvilloi të parën mbledhje qeverie në këto shtatë vite “live” në televizione. Ai u shpreh se qeveria do të marrë dhe po merr të gjitha masat; I gjithë shteti është në këmbë, askush nuk duhet të mbërthehet nga paniku dhe ndihma do ti shkojë gjithkujt.

“Duhet të fokusohemi tek çdo familje që ka një dëm”, do të shprehej ai.

Të nesërmen u vijua me deklarata të tilla dhe me nxjerrjen në terren të disa ekipeve. Pak ditë më pas teksa jeta iu kthye normalitetit thuajse gjithka mbeti aty ku ishte. Ndonëse disa godina u shpallen të pabanueshme dhe njerëzit nuk duhet të lejoheshin të jetonin aty, banorët vijuan si më parë. Ndërtesat që u shpallën me dëme të konsiderueshme nga tërmeti i shtatorit ishin disa. Mes tyre edhe njëri nga pallatet që u shemb dhe u mori jetën disa njerëzve në Thumanë në tërmetin e dytë, të 26 nëntorit.

Kur ra ky tërmet shumëkush e kuptoi që në momentin e parë se do të kishte viktima dhe shumëkush e kuptoi se asgjë nuk ishte mësuar nga tërmeti i shtatorit dhe për më tepër askush nuk kishet treguar pëgjegjshërinë e duhur në atë moment.

Ankthi i orëve të para të mëngjesit të datës 26 nëntor për numrin e viktimave në Durrës dhe në Thumanë vijoi për tre ditë derisa u bë e qartë se nuk kishte më njerëz nën gërmadha. Gjatë orëve të para të pas tërmetit institucionet e shtetit dhe qeveria u kapën të papërgatitura dhe reaguan si me hutim.

Zjarrfikëset dhe ekipet e shpëtimit u panë të papërgatitura dhe pa pajisje. Megjithate të gjitha burimet e mundshme u vunë në dispozicion. Kryeministri foli disa orë pas tërmetit ku tha se vendi ishte goditur nga një fatkeqesi, nga një pabesi e natyrës. Ai tha se po bëhej gjithçka për të shpëtuar jetët njerëzore në fillim. Kryeministri garantoi se nuk do të mbetej asgjë pa u bërë për të përballuar këtë situatë.

“Është momenti për të ndihmuar psikoligjikisht një popull të traumatizuar, nuk është momenti për lajke, audience e sharlatanë që shfaqen në ekrane”, shprehej ai.

Gjatë gjithë ditëve të përpjekjeve për të shpëtuar njerëzit në gërmadha kryeministsri Rama u gjend në Durrës dhe Thumanë. Ai vazhdimisht fliste për angazhimin e madh, për nevojën për qetësi. Kryeministri mori pjesë edhe në funeralet e viktimave. Gjata ditëve të para paralelisht u ndanë çadra, u ngritën qendra të pritjes së njerëzve të pastrehë. Kryeministri i vizitonte vazhdimisht këto qendra. Pas dy ditësh qeveria shpalli gjendjen e emergjencës. U ngrit një organizëm që drejtohej nga ministri Bledi Çuçi i cili do të përballonte situatën dhe do të strehonte njerëzit. U vendos që fillimisht njerëzit të shkonin në hotele.

Kryeministri Rama njoftoi se të gjitë ata që banonin në godina të shpallura të pabanueshme do të banonin me qira derisa të ndërtoheshin shtëpitë e tyre nga shteti. Qiratë do t’i paguante qeveria. Kryeministrsi ishte në Lac, në Lezhë, në Durrës, në Shijak, në Thumanë etj, ku u shpreh se shtëpitë do të ndërtohen shpejt. Ai kërkoi ndihmë nga qyetarët dhe nga biznesi, fondacionet bamirëse, etj. Shpalli ngritjen e një komiteti të rindërtimit i cili do të bënte të mundur gjithë këtë proces. Në krye të tij do të ishte Arben Ahmetaj.

“Kjo është hera eë fundit që qeveria e këtij vendi do të mund të paguajë kusuret e individëve lart e poshtë”, deklaronte Rama.

Një numër i madh ekspertësh vendas por edhe të huaj ishin në terren për të verifikuar të gjitha godinat e dyshuara si të dëmtuara. Numri i godinave të shpallura të pabanueshme nuk dihet por është i lartë. Vlera financiara e dëmeve në ato ditë u tha se mund të shkonte në 400 milionë euro. Kryeministri e shumëfishoi atë duke e çuar në 1 miliard euro.

Të gjithë banorët e këtyre godinave duhet të jetonin me qira të cilën do ta paguante shteti. Në të vërtetë mjaft banorë kanë jetuar për mbi dy muaj në çadra për shkak edhe të pamundësisë për të braktisur arat dhe bagëtitë.
Një pjesë prej banorëve kanë qendruar mes te ftohtit dhe baltës në çadra të papështatshme, disa prej te cilave janë verore. Disa të tjerë kanë hyrë në shtëpitë e shpallura të dëmtuara.

Bonuset e qirasë nuk janë dhënë për të gjithë banorët. Ka shumë prej tyre që ankohen se janë sorollatur nga një zyrë në tjetrën. Ka shumë të tjerë që thonë se bonusi i qirasë është i vogël dhe nuk e përballon vlerën reale të qirasë.

Qeveria në fakt është në vështirësi financiare. Ekonomia kombëtare po prodhon më pak të ardhura në buxhet. Kryeministri Rama tha se do të transferojë disa fonde nga zëra të tjerë të ekonomisë tek nevojat për të përballuar pasojat e tërmetit por nuk do të anullojë asnjë konçesion megjithë kërkesen e vazhdueshme të opozitës.

“Ajo pika e tretë është qamet të mos financohen oligarkët…”, shprehej Rama, teksa komentonte kërkesat e PD-së

Aktualisht gjendja në terren, jeta e banorëve të prekur nga tërmeti është e rëndë. Komiteti i Rindërtimit ka njoftuar se punimet për shtëpite do të nisin shumë shpejt. Kryeministri ka premtuar se brenda gjashtë muajve do të jenë gati 1/5 e shtëpive, ndërsa i ka ngushëlluar të pastrehet se ka edhe më keq.

“Ky nuk është proces për të bërë qoka për të strehuar njerëz që janë të pastrehë por që s’janë prekur nga termeti… ka dhe të tjerë që jetojnë 15 vjet nëpër çadra”, shprehet Kryeministri. /abcnews.al