“Askush si Shqipëria”, Ahmetaj: Po subvencionojmë çmimin e energjisë, do ja dalim si me tërmetin

schedule11:47 - 14 Prill, 2022

schedule 11:47 - 14 Prill, 2022

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj është shprehur se nuk ka asnjë shtet tjetër si Shqipëria që po subvencionon çmimin e energjisë.  Sipas Ahmetajt ekonomia vitin e kaluar arriti mbi 7% duke shënuar rekord në rajon.

Ahmetaj ka theksuar se çdo vend është ndikuar nga kriza, por qeveria është përgjigjur tek ata që kanë nevojë dhe tek biznesi i vogël.

“Gazi, nafta, energjia elektrike. Më tregoni një vend tjetër ku është subvencionuar çmimi i energjisë. Do rritet çmimi i energjisë? Mos luani me këtë ju lutem. Nuk ka tek qytetarët. Janë 360 milion dollar që janë aty në buxhet për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimit. Paketa ka ndihmuar mbi 500 mijë qytetarë”

“Do ja dalim prapë, siç ja dolëm nga tërmeti dhe nga pandemia” tha Ahmetaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!