“Askush nuk krahasohet me Messin, ishin 10-15 “Messi të ri” por të gjithë dështuan”

schedule17:40 - 7 Tetor, 2022

schedule 17:40 - 7 Tetor, 2022

Pep Guardiola beson se askush nuk krahasohet me Lionel Messin.

Kështu është përgjigjur trajneri i Manchester City kur u pyet për të komentuar krahasimet mes sulmuesit të PSG-së dhe Erling Haaland, shkruan abcnews.al.

“Askush nuk krahasohet me Leo Messin. Kishte kaq shumë “Messi të ri”, 10-15, por të gjithë dështuan.

Të gjitha pyetjet kanë të bëjnë vetëm me Haaland, por djemtë në ekip e marrin shumë mirë. Për shembull, Kevin deBruyne është një person i jashtëzakonshëm dhe ai është i lumtur që Erling është këtu. Dhe kjo vlen për të gjithë lojtarët e Cityt”, tha Guardiola. /G.D abcnews.al/