Asambleja e PS, Rama ndryshon mbi gjysmën e kabinetit qeverisës

schedule11:07 - 28 Dhjetor, 2018

schedule 11:07 - 28 Dhjetor, 2018

Vitin e ri 2019 Kryeministri Edi Rama zgjedh të qeverisë me një kabinet të ndryshuar në përbërjen e tij. Në përfundim të vitit të parë të mandatit të dytë Kryeministri Edi Rama vendosi të bëjë ndryshimet në ekzekutiv, duke larguar të gjithë ministrat të cilët kishin 5 vjet në qeveri. Janë ministritë kyçe ato të cilat në nisje të 2019 do të ketë drejtues të rinj.

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar të gjithë ministrat mbi 5 vjet në këtë post. Ai e nisi me ministren e Arsimit Lindita Nikolla, postin e së cilës do ta mbajë Besa Shahini.

“Dua ta filloj me Linditën sepse në asnjë mënyrë e vërteta nuk është ajo që duket në këtë moment, por ajo është qënë në qendër të ciklonit dhe për më tepër dhe nuk dua që ta harrojë njëri se askush nuk kërkoi ndyshimin e ministres, apo qeverisë, reforma në arsim është një nga reformat më të plota të arsimit”.

Në postin e Ministrit të Financave do të jetë Anila Adenaj.

“Nëse sot shifrat janë të atilla që Shqipëria pati një sukses në tregjet e kapitaleve në botë, merita kryesore i takon ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Ministrja e re do të jetë Anila Adenaj, është drejtuesja aktuale e fondit të sigurimit shëndetësor”.

Në vend të Ditmir Bushatit do të jetë Genc Cara.

“Ditmir Bushati ka padiskutim edhe ai merita të pamohueshme në të gjithë rrugën e deritanishme. Është koha që Ditmiri t’i përkushtohet Shkodrës me kohë të plotë. Genc Caka do të jetë ministri i ri, është zv/ministri aktual”.

Në vend të Damian Gjiknurit do të jetë Belinda Balluku.

“Gjiknuri është ministri që ka lënë shenjë të pashlyeshme me reformimin rrënjësor të shërbimit të energjisë. Pa Damianin ajo reformë do të ishte e pamundur dhe askush tjetër ndër ministra nuk i ka kapacitet e tij drejtuese dhe menaxhuese. Është një investim i padiskutueshëm i Partisë Socialiste. Në vend të Damian Gjiknurit do të jetë Belinda Balluku”.

Postin e Niko Peleshit, do e mbajë Bledi Çuçi.

Në vend të Mirel Kumbaros, Elba Margariti.

Në vend të Sonila Qatos do vijë Eduart Shalsi.

Elisa Spiropali, ministre për marrëdhëniet me parlamentin.

Postin e zv/kryeministrit do e mbajë Erjon Braçe.

Ministrat Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu kanë  afat deri në fund të qershorit.

“Blendi Klosi e di afatin që ka deri në fund të qershorit, do jetë gëzimi për zgjedhjet në qarkun e Beratit. Edhe Ogerta e di shumë mirë se ç’pritet prej saj në 6 muajt e ardhshëm”.

/abcnews.al