Asambleja e PS nis me vonesë, Rama: Ndjesë por kisha një telefonatë me…

schedule17:23 - 23 Korrik, 2019

schedule 17:23 - 23 Korrik, 2019

Ka nisur disi me vonesë ditën e sotme mbledhja e Asamblesë së partisë Socialiste. Për këtë fakt kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë për vonesën por kjo kishte ndodhur sepse ai kishte zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin francez Emanuel Macron.

“Nuk është në natyrën time të vonohem, ju kërkoj ndjesë, por kisha një bisedë të gjatë telefonike me presidentin e Francës”, tha Kkryeministri.

Më tej Rama e nisi fjalën e tij me zhvillimet e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit ku sipas kryeministrit zhvillimi i tyre ishte fundi i historikut të përçarjes politike me synimin e marrjes peng të Shqipërisë.

Sot jemi mbledhur për një moment që mbyll vitin politik dhe qe në të njëjtën kohe për ne është i nevojshëm në funksion të vitit të ri politik.
Do ta nis nga 30 qershori, si fundi i një akti të radhës në historinë e politikës së përçarjes, një akti frymëzuar dhe organizuar për të marrë peng Shqipërinë, në kuptimin e plotë të fjalës, duke marrë peng zgjedhjet, dhe përmes tyre reformën ne drejtësi. Prandaj ato zgjedhë u kthyen ne një kulm të një përplasjeje që është shfaqur herë pas here mes anti-shtetit dhe shtetit. Por këtë herë me një dimension më shumë, me dimensionin e përpjekjes për të mbrojtur pandëshkueshmërinë në raport me një Shqipëri të drejtë që ne luftojmë me plot pengesa, gabime, dështime dhe jo vetëm me arritje, dhe ne rrugën drejt te cilës jemi siç i takon PS, ne përputhje me interesin kombëtarë, dhe me miqtë dhe partnerët tanë strategjik”, deklaroi Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!