Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka vijuar takimet me qytetarët. Ditën e sotme është ndalur në njësinë 12 në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij Rama vendosi rëndësinë tek paketa e maleve duke thënë se ka pasur një interes të lartë. Gjithashtu kryeministri ritheksoi se anëtarësi në BE është një mundësi historike dhe se “BE do të na marrë brenda vetes”
“Problemi është kur përhapen gjysmë të vërteta. Por duhet thënë se për paketën e maleve aplikimet kanë shkuar afron 100. Dhe kjo ka një interes për të gjithë sepse aty do punësohen njerëz dhe këto gjëra duhen thënë. Agroturizmi është i lidhur me prodhimin e zonës, por për këtë kush do flasë nëse nuk do diskutojmë me njëri tjetrin. PS ka kapacitet që të bëjë më mirë dhe nuk ka asnjë vend ku PS nuk fiton dot. Nuk ka asnjë rezultat që ne nuk arrijmë dot. Por rezultatet që nuk arrijmë është se nuk bëjmë punën aq sa duhet. Pra këtë punë ne kemi detyrë më të madhe se thjesht ndaj vetes. Kjo arsye është mundësia historike që na ka ardhur në dorë. Janë krijuar kushtet që ta shohim derën e Europës nga afër. Janë krijuar shumë kushtet”, tha ai.


