Asambleja e Akademisë së Shkencave ngre komisonin për zgjedhjet

schedule17:29 - 10 Janar, 2019

schedule 17:29 - 10 Janar, 2019

Njëzet akademikë të pranishëm nga 30 me të drejtë vote miratuan ngritjen e komisionit të zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave, në mbledhjen e parë të Asamblesë së këtij institucioni. Sekretari i Përgjithshëm zoti Vaso Tole thotë se gara për postin e kryetarit, nënkryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm, do të hapet pas miratimit të projektligjit nga qeveria.

Mbledhja e Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë  në mbledhjen e parë të këtij viti miratoi ngritjen e komisionit të zgjedhjeve  të Akademisë së Shkencave që përbëhet nga 3 anëtarë akademikët  Neki Frashëri, Shaban Sinani dhe Jani Vangjeli anëtarët vendosën si kryetare Jani Vangjelin.

Skënder Gjinushi konfirmon se projektligji do të reformojë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, sipas tij ky do të përkojë edhe me zgjedhjet e reja, pasi institucioni prej më shumë se një viti nuk ka pasur, as kryetar, as nënkryetar dhe në fund të shkurtit i mbaron mandati i të vetmit anëtar të kryesisë dhe njëherësh i të vetmit funksionar me fuqi juridike sekretarit të përgjithshëm zotit Vaso Tole.

Vetë Tole i pyetur nëse do të kandidojë për këtë post, jep këtë përgjigje. Gjinushi  lidhur me platformën e akademikut Artan Fuga thotë se ajo është kthim prapa në vitin 2008. Grupi i punës me kryetar Skënder Gjinushin  ka hartuar 2 projektligje, një për Akademinë e një për Kodin e Etikës, të cilat janë mbështetur edhe nga grupet e interesit, dhe ministritë përkatëse. Dhe tashmë presin miratimin në Kuvendin e Shqipërisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!