Artisti unik gjerman performon në Tiranë: Muzika është forca dhe motivi i jetës sime

schedule16:41 - 28 Tetor, 2022

schedule 16:41 - 28 Tetor, 2022

Nga Leontina Nika 

Kornisti me famë botërore,  gjermani Felix  Kliesser  vjen për herë të parë në Tiranë.

Ai është një personalitet i veçantë,  ku ka arritur të mposhtë çdo vështirësi  për te realizuar atë që do më shumë, muzikën.

Edhe pse ai  është me aftësi të veçanta, mungesa e duarve  nuk e ka  penguar që të jetë virtuoz në Korno.

Performanca e tij përmes këmbëve, i shoqëruar nga pianistja Merita Rexha  në hollin e Universitetit të Arteve ishte unike.

Repertori i përzgjedhur është ai i kompozitorëve gjerman, si Bethoven, Shtarus.

Merita Rexha  e cilëson unik këtë bashkëpunim.

“Nga ana njerëzore për mua ishte një nder ta njihja. Ai është një person shumë i veçantë.”

Ai ka një mesazh të fort për artistët.

“Kryefjala e artit është puna . Pa dyshim që arti është i vështirë, në rastin tim pak më tepër, por artisti duhet të këmbëngulë dhe të bëj atë që ndjenë.

Ky koncert me Muzikë Klasike erdhe në kuadër të Tetorit Gjerman duke sjellë për herë të parë në Shqipëri kornistin e njohur gjerman./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!