Artisti Jonian Ilias Kadesha: Violina ime i përket vitit 1743

schedule11:24 - 26 Tetor, 2023

schedule 11:24 - 26 Tetor, 2023

Violinisti Jonian Ilias Kadesha ka zbuluar se luan me një instrument të vitit 1743. Gjatë intervistës së tij në “Pas Mesnate” në ABC News, ai tregoi se tingulli i saj është shumë unik dhe special.

Sakaq, Jonian theksoi se tashmë violina është pjesë e pandarë e jetës së tij, pasi që në moshën 4-vjeçare e shoqëron kudo.

Instrumenti që unë luaj është i 1943, por në këto momente ka nevojë për ca rregullime dhe e kam lënë në servis. Si pasojë, kam sjellë një instrument tjetër modern, shumë i bukur dhe fantastik. Më pëlqen shumë si intrument, e ka bërë një krijues grek që e ka emrin Dhimitri dhe e ka bërë apostafat për mua. Ky është një dedikim i atij për mua dhe kjo më gëzon shumë. Është hera e parë që luaj me një instrument të tillë. Zakonisht luaj me një instrument “Guarneri Jessu” i 1743. Si ai më herët ka pasur një vilionist i shekullit të 19-të dhe ishte i pari që e luajti shumë, prandaj i jepet dhe emri. Unë nuk do kisha asnjëherë mundësinë ta blija një violinë të tillë, ajo nuk është e imja, por më është dhënë nga një sponsor privat. Tingulli i saj është shumë unik, është shumë speciale, është e vështirë ta caktosh pse është më e mira. Është ajo ndjenja që krijohet. Violina për mua, është një cop druri por magjik. Është thjesht një mjet që unë me atë arrijë të flasë me njerëzit. Violinën vetë si violinë nuk e quaj aq speciale, por ajo që mund të bëhet. Që në moshën 4-vjeçare është një nga partnerët e mi”, u shpreh artisti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!