Artistët rifillojnë protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

schedule22:24 - 15 Qershor, 2018

schedule 22:24 - 15 Qershor, 2018

Ashtu siç e kishin premtuar artistët edhe pse bënë një takim dëgjesë me kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe ministren  e Kulturës Mirel Kumbaro nuk janë tërhequr nga  protesta. Ata kanë nisur protestën e radhës, të mbështetur edhe nga qytetarë të Tiranës, ku ata këmbëngulin ne  kerkesat e tyre që qeveria të tërhiqet nga projektligji që i hap rrugën prishjes së Teatrit.  Në këtë protestë paqësore, nuk kanë munguar edhe performancat artistike kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.  Protesta do të vazhdojnë çdo ditë në orën 19.00 tek pishina e Teatrit Kombëtar. /abcnews.al