Artistet që triumfuan mbi nanizmin tregojnë si janë pritur nga njerëzit: Ka qenë pak e vështirë

schedule08:11 - 21 Shtator, 2020

schedule 08:11 - 21 Shtator, 2020

Marigona dhe Ardonita janë dy vajza nga Kosova, të cilat vuajnë nga sindroma e nanizmit, është një sindromë që pengon rritjen fizike, por kjo sëmundje nuk e ka penguar ate që të luftoj për realizimin e ëndrave të saj.

Ndryshe nga personat e tjerë që kanë këtë sindromë, vajzat kanë një pasion të veçantë për grimin dhe këtë nuk kanë nguruar ta shprehin hapur.

Në një lidhje për ABC e Mëngjesit, ato kanë folur për të, duke treguar se kanë qenë pjesë e shumë videoklipe shqiptare.

“E vështirë ka qenë, nuk ka qenë e lehtë të na pranonin të dyja. Duke qenë se jemi me nanizëm dhe paragjykohemi prandaj ka qenë pak e vështirë”, tha Marigona.

“Ne jemi krijuar si një dyshe gati për katër vite bashkë me Marigonën. Kemi pas shoqëri, jam ndjerë pak në siklet, kur më tha Marigona fillimisht”, u shpreh Ardonita.

“Bëjmë edhe palestër, e ushtrojmë bashkë. Deri më tani unë edhe Ardonita kemi qenë të kënaquara se njerëzit na kanë përkrahur. Nuk na e kanë bërë aq të vështirë të qënurit me namizëm si në palestër ashtu edhe në klipe”, shtoi më tej Marigona. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!