Në qytetin e Patosit kanë mbërritur artistët ndërkombëtarë të njohur si street – artist. Këta të fundit kanë nisur një projekt për të ndryshuar fasadat e pallateve dhe për ta kthyer qytetin në një destinacion turistik.
Artistë të famshëm ndërkombëtar të artit të rrugës janë duke ndryshuar fasadat e qytetit të Patosit.
Nën kujdesin e kuratorit Helidon Haliti street-artist po lënë gjurmët e tyre duke i dhënë ngjyra objekteve.
Pikturat murale do të përfundojnë ditët e para të Qershorit .
Kuratori Helidon Haliti dhe kryebashkiakja e Patosit thonë se ky ndryshim urban do të ndikojë edhe në rritjen e numrit të turistëve në këtë qytet.
Koncepti i idesë do të jetë i bazuar në gjetjen e ekuilibrave midis mjedisit dhe industrisë së nxjerrës së naftës./ABC News Albania 24/7