“Artistët janë njerëz të zakonshëm me halle”, aktorja shqiptare: Kam frikë nga dhimbja e të dashurve të mi

schedule12:40 - 15 Mars, 2023

schedule 12:40 - 15 Mars, 2023

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, aktorja dhe regjisorja Luli Bitri, ka deklaruar se të gjithë artistët kanë një jetë të përditshme me halle, pavarësisht se mundohen që në publik të shkëlqejnë gjithë kohën.

“Të gjithë artistët dhe të gjithë njerëzit që ndrijnë janë njerëz të zakonshëm, që kanë një përditshmëri, një problematik, një hall si çdokush. Çfarë mund t’i bëjë të kenë fatin, çfarë mund t’i bëjë të duan të jenë në qendër të vëmendjes, është sepse tani është bërë virale t’i shesësh gjërat që bën, t’i tregosh gjërat që bën. Edhe është e vështirë të dalësh dhe t’i ruash, të jesh i veçantë në këtë. Mos t’i tregosh gjërat, por t’i shijosh. Nuk është kjo jeta e vërtetë. Edhe përsa i përket asaj, që ne duam të na shohin njerëzit që ne shkëlqejmë, është të shesësh iluzione sepse askush nuk shkëlqen gjithë kohën”, u shpreh ajo.

E pyetur se nga çfarë ka frikë, Luli e emocionuar tha nga dhimbja e të dashurve të saj.

“Nga dhimbja e të dashurve të mi, dhimbja e tyre është edhe e imja. Nqf të se ata nuk janë mirë, edhe unë nuk jam mirë”, shtoi aktorja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!