Artistët e TKOB të lumtur për rikthimin në shtëpinë e operas javën e ardhshme

schedule17:20 / 05/02/2020

Këto do të jenë provat e fundit që artistët e teatrit të operas dhe baletit  zhvillojnë në  sallen  Tefta Tashko Koco  në ministrin e kulturës. Javen e ardhshme artistët do të rikthehen në shtpëin e tyre, në opera.  Solistët  ndihen të  lumtur që do të ushtrohen në sallat e operas edhe pse skena ende nuk është përfunduar.

Ndërkohë që  premiera e parë e këtij sezoni nis me “Puccini in love”.

Ariet me te bukura  te Operave të  e tij më të njohura  si La  bohem”, “Toska” dhe “Madama Butterfly”  do të interpretohen nga solistet  e operas shoqeruar nga kori  dhe orchestra e cila drejtohet nga Edmond Doko.

Kompozitori italian shquhet për skalitjen e personazheve femërore   plot dashuri.

Koncerti  vokal simfonik  “Puccini in Love” do të mbahet mbrëmjen e se premtes në skenën e Qendrës  Kulturore ne Katedralen Orthodhokse./abcnews.al

 

 

 

 

schedule17:20 / 05/02/2020