Nidia Toska është bërë e njohur në rrjete sociale me ilustrimet e saj të personazheve publikë shqiptarë dhe të huaj. Puna e shkëlqyer e saj ka tejkaluar kufijtë shqiptarë, duke tërhequr vëmendjen e personazheve të njohur me famë botërore. Këtë të hënë Nidia ishte e ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa, teksa rrëfeu se si lindi ideja për të krijuar dizajne të tilla.
“Lidhja ime me artin ka nisur që në vegjëli, që 3-vjeç por me emancipimin e teknologjisë, rrjeteve sociale si dhe duke parë edhe të tjerë që postonin punën e tyre në Instagra mendova pse jo që të kishte dhe njerëz të tjerë të bënin punën që bëja unë, ta tragoja më gjerë dhe të shihej në mënyrë më globale.“, tha Nidia.
Ilustrimet e Nidias kanë tërhequr vëmendjen e personazheve si Kim Kardashian dhe motrat e saj, Paris Hillton por gjithashtu dhe të revistave si “GQ” apo “Paper”. Nidia tregoi se ka mbaruar studimet për skenografi e kostumografi dhe se shpreson shumë që së shpejti të arrijë të krijojë një markë të veten.
“Që në momentin e parë që bën punën, jam e fokusuar tek dizajni i veshjeve. Fillimisht të më aprovohet kjo lloj pune dhe më pas mendoj ta zgjeroj më tej duke prekur dhe ëndrrën time që kisha që e vogël.”, tha ndër të tjera Nidia. xh.d/abcnews.al

